Flash

Pakënaqësitë për votat brenda PS/ Zbulohet mesazhi i Ramës: Mos e hidhni atë hap

Lapsi.al 19 May 2025
Pakënaqësitë për votat brenda PS/ Zbulohet mesazhi i

Disa prej kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar zyrtarisht në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Mes tyre janë Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia që i shkuan afër zgjedhjes së tyre në Tiranë.

Për të frenuar valën e pakënaqësive, ka ndërhyrë vetë kryesocilisti Edi Rama. Në një mesazh që u ka dërguar mbrëmjen e kësaj të hëne kandidatëve për deputetë, të siguruar nga lapsi.al, Rama u “sugjeron” që të mos e hedhin këtë hap pasi sipas tij nuk do të ketë ndryshime në rezultat.

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim” – thuhet në SMS-në e Ramës të siguruar nga lapsi.al.

“Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!” – thuhet në mesazhin e Ramës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI