Flash

Aksion kundër kanabisit, Policia e Shkodrës asgjëson mbi 1,500 bimë narkotike

Lapsi.al 19 May 2025
Aksion kundër kanabisit, Policia e Shkodrës asgjëson mbi 1,500

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Policisë Shkodër kanë asgjësuar mbi 1,500 bimë të dyshuara narkotike, duke përfshirë 1288 fidanë dhe 479 bimë cannabis sativa.

Operacioni, i fokusuar në parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, ka përfshirë kontrolle intensive në territorin e qarkut Shkodër, ku janë realizuar goditje të suksesshme në njësitë administrative Shllak dhe Pult. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këto raste.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1011 fidanë dhe 479 bimë cannabisi.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe asgjësuan 277 fidanë narkotikë cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI