Flash

Ushtria izraelite nis operacione tokësore në shkallë të gjerë në Gaza

Lapsi.al 18 May 2025
Ushtria izraelite nis operacione tokësore në shkallë të

Ushtria izraelite njoftoi të dielën, më 18 maj, nisjen e operacioneve tokësore në shkallë të gjerë përgjatë veriut dhe jugut të Gazës, si pjesë e një fushate të re të quajtur “Operacioni Karrocat e Gedeonit”, ndërkohë që vendet ndërmjetësuese kanë filluar një raund të ri negociatash për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë e administratës së Hamasit në Rripin e Gazës njoftoi se “të gjitha spitalet publike” në pjesën veriore të territorit palestinez kanë dalë jashtë funksioni, pasi ushtria izraelite ka rrethuar spitalin e fundit publik që funksiononte në këtë zonë.

“Okupimi izraelit ka intensifikuar rrethimin, me zjarr të ashpër përreth Spitalit Indonezian dhe zonës përreth, duke penguar mbërritjen e pacientëve, stafit mjekësor dhe furnizimeve, gjë që detyroi spitalin të mbyllet”, thuhet në një komunikatë të ministrisë, ku shtohet se “të gjitha spitalet publike në qarkun e Gazës, në veri, nuk funksionojnë më”.

Palestinezët pa ushqim dhe barna – negociatat në vazhdim

Ndërkohë, gjatë natës, sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 100 palestinezë në Rripin e Gazës.

Në kuadër të rrethimit të ashpër të territorit palestinez, Izraeli ka bllokuar hyrjen e barnave, ushqimeve dhe karburanteve në Gaza që nga fillimi i marsit, si pjesë e një përpjekjeje për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet izraelite. Po ashtu, janë miratuar plane që përfshijnë mundësinë e pushtimit të plotë të Rripit të Gazës dhe marrjes nën kontroll të ndihmës humanitare.

Hamas ka deklaruar se do të lirojë pengjet në këmbim të një armëpushimi izraelit.

Vendet ndërmjetësuese, Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e SHBA-së, kanë nisur një raund të ri bisedimesh indirekte për një ndalim zjarri mes të dy palëve. Megjithatë, burime pranë negociatave i thanë agjencisë Reuters se deri tani nuk është arritur ndonjë përparim i rëndësishëm.

Netanjahu i hapur për marrëveshje që përfshin përfundimin e operacioneve në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se është i hapur për një marrëveshje që do të përfshinte përfundimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, ku dhjetëra palestinezë, shumica prej tyre fëmijë, janë vrarë në sulme të fundit izraelite.

Megjithatë, Netanjahu theksoi se çdo marrëveshje duhet të përfshijë “dëbimin” e organizatës islamike palestineze Hamas dhe “çarmatosjen” e të gjithë territorit të Gazës, që ndodhet nën rrethim dhe është shkatërruar pas më shumë se 19 muajsh lufte, sipas një deklarate të zyrës së tij.

Të paktën 464 palestinezë të vrarë në një javë

Të paktën 464 palestinezë janë vrarë nga sulmet ushtarake izraelite në Gaza gjatë javës së fundit, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në territorin e rrethuar.

Gjithashtu raportohet se 1.418 palestinezë janë plagosur në të njëjtën periudhë, nga 11 deri më 17 maj. Numri total i të vrarëve palestinezë që nga 7 tetori 2023 ka kaluar shifrën 53.000.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI