Flash

Policia gjen plantacionin me qindra rrënjë kanabis në Shkodër

Lapsi.al 18 May 2025
Policia gjen plantacionin me qindra rrënjë kanabis në

625 bimë kanabis janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në njoftim thuhet se si pasojë janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Gjithashtu policia thotë se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, gjenden dhe asgjësohen 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Procedohen penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir,shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M.

Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë cannabisi;

Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë cannabisi;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI