Flash

Rama: Jetojmë kohë të ndërlikuara, Evropa duhet të bëjë të pamendueshmen

Lapsi.al 17 May 2025
Rama: Jetojmë kohë të ndërlikuara, Evropa duhet të

Kryeministri Edi Rama ne konferencën për media bashkë me presidentin Emanuel Macron, tha se Shqipëria ke nevojë për shumë njerëz që të na besojnë dhe se Europa duhet të celë një epokë të pabesueshme. Më poshtë pjesë nga fjala e Ramës.

"Kemi bërë rrugë të gjatë, tanimë jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Kjo është një gjë që siç na jep kënaqësi edhe na tmerron se përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate në nivele të larta po rritet dita ditës. Dje zhvilluam një samit fantastik dhe kuptuam sesa e ndërlikuar është të organizohet një eveniment i madh, por mendoj se ia dolëm mirë. Edhe pse në pjesën perëndimore të Evropës kanë bërë kaq shumë të tilla, në fund mendojnë se të ftuarit meritojnë ushqime të shpejta, ndërkohë që ne iu ofruam majën e gastronomisë që të ndiheshin sa më mirë dhe mendoj se ia dolëm me sukses. Jemi këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë dhe që ky vend ka nevojë më shumë njerëz që të na besojnë. E mira e Shqipërisë është që ne jemi miq të mirë me shumë njerëz. Ne duam që miqtë e të ftuarit jemi partnerë të SHBA e BE por edhe të bekuar se jemi partneritete të bekuara me Emiratet, Arabinë Saudite. E kemi ndjekur me administrim vizionin e këtyre vendeve. Po përpiqemi të mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë maksimumin që të nxjerrim më të mirën prej tyre. Jemi të vetëdijshëm që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara. Besoj dhe vazhdoj të besoj se kur Trump thotë që Zoti e shpëtoi sepse ka një plan për Amerikën , ai thotë gjysmën e të vërtetës. Unë besoj se gjysma tjetër është që Zoti e shpëtoi se ka një plan edhe për Evropën. Dua të ndaj me ju këtë bindje që kur dëgjova presidentin e SHBA të fliste për një epokë të artë, ndjesia ime ishte që në fakt, një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën. Gjithçka do të varet nga sa shpejt do të mendojmë jashtë kornizës dhe të veprojmë e kuptojmë që në këtë botë çdo kush tjetër po bën të pamendueshmen, Evropa ka vazhduar të mendojë njësoj siç mendonte përpara këtij momenti të shfaqur në jetën tonë. Evropa mund dhe duhet të mendojë të bëjë të pamendueshmen. Nuk është e vështirë të kuptosh se si mund të duket kjo gjë e pamendueshme. Përvoja dhe kultura e ndryshimit duhet të ndryshojë dhe ne mund të çelim një epokë të pabesueshme për Evropën", tha Rama.

Të këshilluara

Albin Kurti pret ish-kryeministrin grek

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij ish-kryeministrin grek dhe deputetin aktual të PASOK-ut, George Papandreou...

16:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI