Flash

Presidenti i Francës vizitë zyrtare në Tiranë, Rama pret Macron në kryeministri

Lapsi.al 17 May 2025
Presidenti i Francës vizitë zyrtare në Tiranë, Rama pret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet edhe sot në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtarë. Ai është pritur në takim pak më herët nga kryeministri Edi Rama në kryeministri.

Pas takimit dypalësh, Rama dhe Macron pritet të mbajnë edhe një deklaratë të përbashkët për mediat. Presidenti francez ndodhet në Tiranë që prej mesditës së djeshme ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, bashkë me rreth 50 liderë të vendeve evropiane.

Ndërkohë sot në Tiranë mbahet edhe Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, kur Rama dhe Macron do të mbajnë po ashtu fjalën e tyre. Në samtin e sotëm do të jetë i pranishëm dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI