Flash

Linda Rama: Qytetarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme

Lapsi.al 17 May 2025
Linda Rama: Qytetarët i besuan Edit një mandat me

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u shprehur entuziaste dhe e mallëngjyer për mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë.

Ajo theksoi se shqiptarët i besuan Edi Ramës një mandat që është shumë i fortë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme.

"Jam shumë entuziaste, e prekur dhe e mallëngjyer thellësisht, sepse ndjeva sikur po lidhje filli midis prindërve tanë dhe të asaj që ëndërruan në 91-92 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Asokohe, qeveria e parë demokratike mori një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duket sikur ka një fill që lidhet pas kaq shumë vitesh dhe shqiptarët, sepse vazhdojnë të ëndërrojnë Shqipërinë ne Europë. I besuan Edit një mandat që është shumë i fortë, një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndjej mbi shpatulla peshën për të mos zhgënjyer askënd nga ata që e kanë dhënë këtë mbështetje dhe për të lejuar të rinjtë që të çelin një shteg të ri. Është misioni ynë për ta përfunduar këtë proces si brez, në mënyrë që fëmijë tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi", tha Linda Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI