Flash

Dhunoi sekretarin e KZAZ-së në Kashar, lihet në burg 26-vjeçari

Lapsi.al 17 May 2025
Dhunoi sekretarin e KZAZ-së në Kashar, lihet në burg

Rei Nozlli, 26-vjeçari që goditi me grushte sekretarin e KZAZ 30 në zonën e Kasharit në Tiranë teksa numëroheshin fletët e votimit, është lënë në burg. Kujtojmë se ditën e djeshme, 26-vjeçari dhunoi me grushte e shkelma sekretarin e KZAZ, Remzi Memedi.

Gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment Rei Nozlli dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit. Remzi Mehmeti, në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bënin vlerësimin e votës së kontestuar, por grupi i personave nuk ndaloi dhe vijuan me fjalë fyese.

Mehmeti u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave, por Rei Nozlli, sipas Prokurorisë,  kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushta dhe shkelma. Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.

Të këshilluara

Zjarr në një varrezë makinash në Shkodër

Një zjarr raportohet se ka përfshirë një varrezë makinash gjatë orëve të mëngjesit në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Sipas raportimeve si pasojë e flakëve janë dj...

11:05

Elbasan, i riu arrestohet për vjedhje

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit gjatë ditës së sotme si i dyshuar për vjedhje. Mësohet se si rezultat i finalizimit të operacionit poli...

08:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI