Flash

Mbyllet numërimi i diasporës përveç Greqisë, emigrantët i dhanë 1 deputet PS në Vlorë

Lapsi.al 16 May 2025
Mbyllet numërimi i diasporës përveç Greqisë,

Ka përfunduar numërimi i votës së diasporës në shtetet e tjera përveç Greqisë, pas kontestimeve të PD që çdo zarf i ardhur nga shteti helen të ndahet veç. Në total janë numëruar 145 441 zarfe nga 194 889 dhe mbeten pa numëruar rreth 50 mijë zarfe nga Greqia, fatin e të cilave do ta vendosë sot në 09:00 në një mbledhje kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Nga vota e diasporës, Partia Socialiste ishte e vetmja që arriti të marrë një mandat. Bëhet fjalë për mandatin në qarkun e Vlorës, që e rriti PS nga 8 mandate që kishte fituar brenda vendit, në 9 mandate dhe PD-ASHM zbriti nga 4 mandate që kishte në vetëm 3.

PS mbetet me 83 mandate në rang vendi, PD me 50 mandate, PSD merr 3 mandate, 2 Partia Mundësia e Agron Shehajt dhe nga 1 mandat Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt.

Edhe në diasporë, Partia Socialiste ka marrë mbështetjen më të madhe me 77 901 vota, ose 54.18% të totalit të numëruar. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 40 510 vota ose 28.17%. Në vend të tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 11 651 vota (8.10%).

Partia Mundësia ka marrë 5 358 vota (3.73%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka siguruar 3 848 vota (2.68%). Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 1,947 vota (1.35%), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka grumbulluar 1 058 vota (0.74%).

Votat preferenciale për kandidatët nga diaspora ende nuk kanë nisur të numërohen. Në Tiranë, Partia Mundësia e Agron Shehajt mbrojti mandatin e dytë me disa dhjetëra vota dhe nuk u rrëzua as nga diaspora duke e lënë PD-në këtë qark, me 13 mandate.

Aktualisht të gjitha votat nga Greqia janë të ndara veçmas, në kuti të ndryshme për të 12 qarqet. Shkak për këtë ndarje u bë një kërkesë e Partisë Demokratike që kur kutia e parë u hap, me argumentin e manipulimeve, kërkesë që u pranua nga kryekomisioneri Celibashi. Çdo zarf i Greqisë u kontestua dhe u veçua. Vendimi i Celibashit u rrëzua nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, vendimmarrja e të cilit u dërgua në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Demokratike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI