Flash

Mbështetësit e PD në protestë: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut!

Lapsi.al 16 May 2025
Mbështetësit e PD në protestë: Edi Rama o hajdut votat tona

Mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur duke protestuar në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin të Ministria e Drejtësisë. Kjo protestë vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit teksa opozita akuzon qeverinë se ka manipuluar dhe vjedhur votat e shqiptarëve. Siç shihet edhe në pamje qytetarët dëgjohen duke brohoritur "Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut".

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këllici, tha në një prononcim për mediat se kryeministri Edi Rama nuk do ta gëzojë mandatin që sipas tij e ka vjedhur. Ai tha se PD ka prova për manipulimin e zgjedhjeve dhe për këtë do të solidarizojnë çdo shqiptar për këtë situatë.

"Rama nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur. Partia Demokratike ka prova për manipulimin e zgjedhjeve. Ne do të solidarizojmë cilido shqiptar për vjedhjen e zgjedhjeve në 11 maj. Ky është një problem i shqiptarëve dhe mund të them se këtu kanë vdekur institucionet zgjedhore dhe zgjedhjet e lira.", tha Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI