Flash

Zgjedhjet/ Veliaj reagon nga burgu: Jam pa fjalë përpara kësaj vale mbështetjeje

Lapsi.al 15 May 2025
Zgjedhjet/ Veliaj reagon nga burgu: Jam pa fjalë përpara kësaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Veliaj thotë se shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën dhe zhvillimin, teksa ironizoi opozitën duke thënë se qytetarët “nuk i besojnë më Saliut & co” dhe sipas tij “11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”

Ai shton se nga shqiptarët ka mësuar se “nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen.” Gjithashtu Veliaj komentoi edhe votën e diasporës, duke thënë se ndihet i përunjur përpara kësaj mbështetje masive.

"Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë - ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre", thotë ai.

POSTIMI:

Miqtë e mi,

Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite. Shqiptarët folën - dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”. Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.

Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij. Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton.

Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë - ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre.

Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste. Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme. Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI