Flash

Protesta e thirrur në 16 maj, Berisha: Mbrojmë votën e shqiptarëve

Lapsi.al 14 May 2025
Protesta e thirrur në 16 maj, Berisha: Mbrojmë votën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar posterin e protestës së të premtes. Mësohet se slogani do të jetë 'Mbrojmë votën e shqiptarëve'. Protesta do të mbahet më datë 16 maj në orën 17:00.

Berisha njoftoi mbajtjen e protestës ditën e djeshme, ndërsa në një konferencë për shtyp bëri me dije se humbja në zgjedhje erdhi si pasojë e ndikimit të bandave dhe përdorimit të pushtetit nga socialistët.

Ai i quajti zgjedhjet më të grabiturat në histori, ndërsa mbi faktin se në të njëjtën ditë në Tiranë mbahet samiti i liderëve europianë, Berisha tha se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të cenojë organizimin.

Postimi:

Mbrojmë votën e shqiptarëve!

Protestë

16 maj, ora 17:00

Bulevardi i Ri

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI