Flash

Partitë 'me sytë' nga Diaspora, si kanë votuar shqiptarët jashtë vendit

Lapsi.al 14 May 2025
Partitë 'me sytë' nga Diaspora, si kanë votuar

Vijon numërimi i votave të diasporës në Parkun Olimpik. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, janë numëruar 85458 zarfe nga 194.889 në total. PS kryeson me 54.30% të votave, e ndjekur nga PD me 28.34 %.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet në vend të tretë me 8.47 % (6922 vota), ndërsa në vend të katërt renditet Partia Mundësia me 3.50 % (2859 vota).

Më herët përfundoi numërimi i votave brenda vendit.

Rezultatet tregojnë se PS ka marrë deri më tani mbi 730 mijë vota në rang kombëtar, duke siguruar 83 mandate, ndërsa PD dha aleatët e saj morën mbi 480 mijë vota, ose 50 mandate.

PS ka mbi 251 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, duke mos përfshirë këtu votat e Diasporës.

Të këshilluara

Humbja e PD në Fier, reagon Gazment Bardhi

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, drejtues politik i PD për qarkun e Fierit ka reaguar pas humbjes së thellë të kësaj force në këtë qark. "Një falenderim zem...

22:43

Analiza/ Votë Ramës, shuplakë Kosovës

Po, Edi Rama i fitoi zgjedhjet. Por, u humb një shans për t’i rikuperuar raportet Tiranë-Prishtinë, dhe për të llogaritur Kosova në një mburojë politike, ushtar...

22:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI