Flash

Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës

Lapsi.al 14 May 2025
Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e

Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, duke mos pranuar ankimin ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, eurodeputetit Fredi Beleri, për hetimin e Olta Xhaçkës.

Beleri kërkoi që të rishikohet vendimi i datës 27 dhjetor 2024 dhe të hapen hetime përkatëse

Kujtojmë se më 1 prill, GJKKO urdhëroi SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal dhe të nisë hetimet ndaj Olta Xhaçkësndhe bashkëshorti të saj, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Por sot Apeli rrëzoi shkallën e parë të GJKKO.

” Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Rrëzimin e ankimit të ankuesit Dh.A.B., me objekt “Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 Prot., datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Të këshilluara

Humbja e PD në Fier, reagon Gazment Bardhi

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, drejtues politik i PD për qarkun e Fierit ka reaguar pas humbjes së thellë të kësaj force në këtë qark. "Një falenderim zem...

22:43

Analiza/ Votë Ramës, shuplakë Kosovës

Po, Edi Rama i fitoi zgjedhjet. Por, u humb një shans për t’i rikuperuar raportet Tiranë-Prishtinë, dhe për të llogaritur Kosova në një mburojë politike, ushtar...

22:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI