Thomas Brdaric nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Humbja 4-0 në finale e titullit me Egnatian, nuk është kapërcyer nga drejtuesit e klubit shkodran, që kanë ndërmarrë menjëherë dy lëvizje thelbësore në stukturat e klubit. E kështu, pas Drejtorit Sportiv Tefik Osmani, tani edhe Brdaric nuk do të jetë më pjesë e kuqebluve.
Në qytetin verior, Brdaric u prit me entuziazëm, në kthimin e tij të dytë në Shkodër, por nuk ka patur asnjëherë aprovimin e të gjithë ambjentit sportiv. Brdaric, që në aventurën e tij të parë me Vllazninë kishte fituar një Kupë të Shqipërisë, u kthye në Shkodër në prill të vitit 2024, në kohë për të diskutuar gjysmëfinalet e Final 4, ku u eliminua nga Egnatia pas barazimit pa gola. Tani, një vit më vonë, humbje erdhi në finale, por me një diferencë të dukshme me skuadrën rrogozhinase që u rikonfirmua kampione.
Njoftimi i klubit
𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐓𝐡𝐨𝐦𝐚𝐬 𝐁𝐫𝐝𝐚𝐫𝐢𝐜̧. 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣.
Lexo më tej:
Tefik Osmani u shkarkua pas ndeshjes, edhe Brdaric pa kontratë: ç’ndodhi pas finales
Vllaznia u rendit në vendin e dytë në sezonin e rregullt, me 57 pikë, vetëm dy pas Egnatias kryesuese. Skuadra e Brdaric ishte ofensiva më e mirë e kampionatit me 54 gola të shënuar, ndërsa nën udhëheqjen e tij, Bekim Balaj u shpall Këpuca e Artë e sezonit me 17 gola.