Flash

(VIDEO) Policia nxjerr jashtë vëzhguesit nga QNV, rrezikohet mandati i PS

Lapsi.al 13 May 2025
(VIDEO) Policia nxjerr jashtë vëzhguesit nga QNV, rrezikohet mandati i

Një incident është shënuar në KZAZ 40 në Tiranë ku vëzhguesit e Partisë Mundësia kanë denoncuar se votat e tyre po vidhen ndërsa zyrtarët e KZAZ kanë urdhëruar largimin e tyre.

Me të marrë këtë urdhër policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia.

Ky incident ndodhi pasi vëzhguesit kërkuan sqarime pasi 7 fletë votimi të Partisë Mundësia u cilësuan si të pavlevshme. (VIDEO KETU)

Vëzhguesit thonë se po i shpallin të pavlevshme votat e rregullta për Partinë Mundësia të cilat janë të pajisura me të dy vulat e rregullta të komisionit, por po kontestohen për shkak të ngjyrës së ndryshme, gjë që sipas tyre po përdoret si pretekst për t’i shpallur të pavlefshme dhe për t’i nxjerrë jashtë loje.

Zyrtarët e KZAZ thanë se këto vota u shpallën të pavlevshme pasi fleta e votimit kishte një ngjyre më ndryshe nga normalja.

Po ashtu, policia ka larguar edhe vëzhguesit e partive të tjera, duke boshatisur sallën e numërimit në ambientet e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë,

Në të njëjtën kohë, është urdhëruar largimi edhe i përfaqësuesve të mediave nga ambienti.

I pranishëm në këtë KZAZ ishte dhe kryetari i Partisë mundësia Agron Shehaj, i cili iu drejtua nënkryetarit të KZAZ nr. 40, duke i thënë: “Na thanë se 7 vota të Partisë Mundësia, janë shpallur të pavlefshme. Pas kësaj, na thanë që nuk janë 7, por vetëm 3. Po kërkojnë të shpallin të pavlefshme votat tona. Kërkojmë t’i shohim, por nuk na i tregojnë. Mund ta kuptojmë arsyen pse janë shpallur të pavlefshme dhe gjithashtu, na keni dhënë një urdhër për të na nxjerrë jashtë.”

Nënkryetari i KZAZ-së u përgjigj: “Ne kemi dhënë urdhër për të larguar personat problematikë. Në tavolinën e numërimit, numër 4, konstatuam disa fletë votimi që kishin ngjyra ose formate të tjera nga ato të zakonshmet. Ato fletë votimi i përkisnin Partisë Mundësia dhe ishin gjithsej 7, por u veçuan 3 prej tyre për shkak të të formatit dhe ngjyrës që e kishin pak të ndryshme. Subjekti mund të bëjë ankesë dhe ato mund të rivlerësohen nga KQZ.”

Shehaj reagoi: “Po hiqni votat e Partisë Mundësia sepse nuk ju pëlqen që ato fletë kanë kryqin për Partinë Mundësia. Nuk mund të quhen të pavlefshme vetëm sepse nuk ju pëlqen fleta e votimit. Po vidhen votat e qytetarëve dhe do të mbani përgjegjësi për këtë. Po bëni një vepër penale.”

Nga ana tjetër, nënkryetari i KZAZ nr. 40 u shpreh: “Të gjithë vëzhguesit do të nxirren jashtë, pasi po pengojnë procesin e numërimit të votave.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI