Flash

Votat e diasporës ndryshojnë ndarjen e mandateve, PD i ikin 2 deputetë

Lapsi.al 13 May 2025
Votat e diasporës ndryshojnë ndarjen e mandateve, PD i ikin 2

Në rezultatet e përditësuara të KQZ-së, kutitë e fundit në Tiranë dhe votat e ardhura nga diaspora kanë ndryshuar rezultatet për ndarjen e mandateve. Partia Socialiste numëron tashmë 83 mandate duke marrë një madat të PD-së në Vlorë ku ndarja tashmë është 9-3 për partinë në pushtet.

PD humbet edhe një mandat nga lista e sigurt. Koalicioni i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50 mandate pasi përveç një mandati të humbur në Vlorë i ka ikur edhe 1 në Tiranë që i ka kaluar Partisë “Mundësia”. Kështu forca e drejtuar nga Agron Shehaj shkon në 2 mandate.

PSD ka 3 mandate, dhe nga një mandat mbeten “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”. Në Tiranë kanë mbetur edhe 36 kuti për t’u numëruar. Ndërsa nga votat e diaporës janë numëruar 67 834 vota nga 194 838 zarva që kanë ardhur nga jashtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI