Flash

Berisha: Protestë më 16 maj, kur vijnë liderët europianë në Tiranë

Lapsi.al 13 May 2025
Berisha: Protestë më 16 maj, kur vijnë liderët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, të cilin e cilësoi si manipulimin më të madh zgjedhore në historinë e Shqipërisë pluraliste. Në një dalje për mediat, Berisha deklaroi se zgjedhjet janë dominuar nga krimi i organizuar, blerja masive e votës, presioni shtetëror dhe përdorimi i patronazhistëve si mjete të terrorit elektoral.

Sipas tij, rezultati zgjedhor është i deformuar që nga veriu në jug dhe i mbështetur nga “një aparat kriminal shtetëror e mafioz”. Ai paralajmëroi se më 16 maj do të organizohet një protestë paqësore në bulevardin “Zogu i Parë”, me qëllim “sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar mbi krimet zgjedhore të qeverisë”.

"Nga veriu në jug nga lindja në Perëndim, Ju them që në rrethin e Durrësit bandat punonin oër deputetë të veçantë, tjetër Balla, tjetër ky, e tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë, po këshut në Fier, Mallakastër. Pra këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, serial killer, trafikant, dhunues e përdhunues.

Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, zarfi 100 euro i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia për gjobat, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.

Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licensat për tu mbjellë. Çdo bimë kanabis ka qenë e përllogaritur për blerje votash.

Punësimi, punë për votë u aplikuar masivisht në këtë zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhustëve i futur rreth qendrave të votimit ishte një polici terroriste ndaj zgjedhësve shqiptarë.

Dy drejtorë të lartë të SHISH u morën me të gjithë regjistrat e sigurimit të shtetit dhe e aktivizuan për karrigen e Edi Ramës. Po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral, është po kaq monstruoz në diasporë.

Në kutinë e Beratit, PS filte 99.6%, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Thirrja ime për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me votëmohim të numërojnë çdo votë. Të mbajnë shënim çdo parregullsi.

Libri i zi i këtyre zgjedhjve shkruhet më 16 Maj në orën 17:00 në Bulevarin Zogu i Parë për të sensibilizuar opnionin publik botëror mbi krimet montroz të përbindëshit elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar e ndërkombëtar. Protesta do të jetë paqësore, garantojnë se nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë, por duam që të mësojnë se kanë qentë të ftuar nga një narkodiktator" - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %. Ndjek m...

21:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI