Flash

Numërohen 1865 kuti në vend, PS kryeson me mbi 80 mijë vota diferencë

Lapsi.al 12 May 2025
Numërohen 1865 kuti në vend, PS kryeson me mbi 80 mijë vota

Janë numëruar 1865 kuti votimi nga 5225 në total në rang vendi për zgjedhjet e datës 11 maji. PS kryeson me 250,649 vota ose 52.3%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 165,609 vota për momentin, ose 34.5%.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 19,612 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 16,257 vota. Partia Mundësia ka marrë deri tani 12,421 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 6,011 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 250,649 vota – 52.3%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 165,609 vota – 34.5%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 19,612 vota – 4.1%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 16,257 vota – 3.4%

Partia Mundësia – 12,421 vota – 2.6%

Lëvizja Bashkë – 6,011 vota – 1.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 5,451 vota – 1.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,643 vota – 0.3%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 882 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 612 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 335 vota – 0.1%

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI