Flash

Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Lapsi.al 12 May 2025
Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Partia Demokratike ka siguruar deri tani 14 mandate në qarkun e Tiranës, me rreth 30% të kutive të votimit të numëruara. Kjo do të thotë se, përveç 12 emrave të listës së mbyllur, dy deputetë të tjerë do të zgjidhen nga lista e hapur përmes votës preferenciale.

Një zhvillim i rëndësishëm lidhet me fatin politik të Ilir Metës. Kreu i Partisë së Lirisë, aktualisht në paraburgim, rrezikon seriozisht të mos bëhet pjesë e Parlamentit të ri, për shkak të rezultatit të dobët të koalicionit në Tiranë dhe numrit të ulët të votave personale që ka marrë deri tani.

Duke iu referuar të dhënave nga Vorë dhe Njësia nr. 10, Meta është larg pozicioneve të para në listën e hapur. Në Vorë ai ka marrë vetëm 94 vota, duke u renditur i 11-ti në listë, ndërsa në Njësinë 10 ka marrë 246 vota, duke u renditur i treti.

Shanset bien akoma kur llogarit se Partia Mundësia renditet e treta me 7523 vota në Tiranë ose 4.93 %, duke i marrë një mandat Partisë Demokratike.

Nga numërimi i deritanishëm, projeksioni i ndarjes së mandateve në këtë qark është: PS, 19 mandate; PD 13 mandate, Mundësia 2 mandate, Shqipëria bëhet 1 mandat, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe PSD 1 mandat.

Nëse ky trend vijon edhe në zonat e tjera të Tiranës, mundësitë që Ilir Meta të zgjidhet deputet janë minimale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI