Flash

Zgjedhjet parlamentare/ Votojnë kandidatët dhe kryetarët e disa partive në vend

Lapsi.al 11 May 2025
Zgjedhjet parlamentare/ Votojnë kandidatët dhe kryetarët e disa

Kryetarë dhe kandidatë të disa partive politike në Shqipëri kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. I fundit që  ka hedhur votën deri më tani ka qenë kryedemokrati Sali Berisa. Kreu i PD-së ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liria, djali Shkëlzen Berisha, bashkëshortja e tij Armina Mevlani. Gjithashtu ishin edhe dy fëmijët e Shkëlzen Berishës, të cilët votojnë për herë të parë.

Presidenti Bajram Begaj ka votuar. i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”, e cila ndodhet në rrugën “Qemal Stafa”.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Edit Durham” në Tiranë. Ajo ka shprehur më herët mbështetjen për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, aktualisht në qeli.

Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi ka votuar dhe më pas ka thënë se rezultati për PSD në shkallë vendi do të jetë një surprizë. Sa i takon mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve, Doshi është shprehur se e sigurt është që PSD nuk bashkëpunon me kreun e PD-së, Sali Berisha.

Kryetari i Koalicionit “Nisma Shqipëria Behet”, Adriatik Lapaj, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Shkollën e Mesme Ekonomike, e cila ndodhet në rrugën “Myrtezim Këlliçi” në Tiranë.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka votuar në qendrën e votimit të qendrës nr. 13 në Tiranë, i shoqëruar nga vajza e tij, Dafina, e cila votoi për herë të parë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI