Flash

Zgjedhjet parlamentare, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel

Lapsi.al 11 May 2025
Zgjedhjet parlamentare, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.

Më herët ishte kundërshtari i tij politik Sali Berisha, i cili votoi pranë shkollës "Kosova" në kryeqytet. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht, por nuk i dha përgjigje pyetjes se a do të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Së pari, një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar: Sot të votojnë, të votojnë, të votojë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend”,- tha Berisha.

“Të votojnë. Unë, meqë më pyet çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Pra, do të kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj dhe një herë thirrja ime: votoni, votoni, votoni”,- tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI