Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

U aludua se nuk flet me mamanë e saj, Miley Cyrus thyen heshtjen

Lapsi.al 11 May 2025
U aludua se nuk flet me mamanë e saj, Miley Cyrus thyen heshtjen

Miley Cyrus ka sqaruar thashethemet për një përçarje mes saj dhe mamasë Tish Cyrus, pas ribashkimit me babanë, Billy Ray Cyrus.

“Rrallëherë komentoj mbi thashetheme, por unë dhe nëna ime jemi shumë të lidhura që diçka të na ndajë,” shkroi këngëtarja e “Wrecking Ball” në Instagram Story të shtunën.

“Ajo është shoqja ime më e mirë. Si shumë nëna, nuk di të përdorë mirë telefonin dhe për gabim më hoqi nga ndjekësit.

”Cyrus shtoi: “Unë dhe babai im kemi pasur sfidat tona ndër vite. Tani që jam në të tridhjetat, familja është prioriteti im mbi gjithçka tjetër. Jam në paqe, sepse janë ndërtuar ura dhe koha ka shëruar shumë. Jam mirënjohëse për shëndetin e mirë dhe dashurinë që rrjedh në familjen time.”

Javën e kaluar, fansat vunë re që Tish e kishte hequr Miley-n nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime për konflikt, por një burim për Page Six tha se “ishte një problem teknik” dhe nuk kishte asnjë dramë.

Disa spekuluan se Tish ishte e mërzitur pasi Miley u ribashkua me Billy për të festuar ditëlindjen e vëllait të saj, Braison. Në një foto të postuar në Instagram, ai shfaqej me Miley-n, të dashurin e saj Maxx Morando dhe Braison.

Familja Cyrus ka qenë në qendër të thashethemeve për përçarje prej vitesh, veçanërisht pas divorcit të Billy Ray dhe Tish në vitin 2022. Kjo ndarje thuhet se ndikoi edhe në marrëdhënien e Miley me babain e saj.

Në vitin 2023, Tish u martua me aktorin Dominic Purcell nga “Prison Break”, gjë që thuhet se nuk u pëlqye nga vajza e saj Noah, e cila më parë kishte qenë në një marrëdhënie me Purcell. Ndërkohë, Billy Ray u martua me këngëtaren Firerose, por ata u divorcuan në vitin 2024. Ai aktualisht është në një lidhje me aktoren Elizabeth Hurley.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI