Flash

Del rezultati i kutisë së parë në qarkun e Korçës

Lapsi.al 11 May 2025
Del rezultati i kutisë së parë në qarkun e

Ka nisur para pak çastesh numërimi i votave për qarkun e Korçës. Sapo nisi numërimi i votave në bashkinë e Pustecit, njëkohësisht ka nisur edhe hapja e zarfeve që kanë ardhur nga diaspora për këtë qark.

Nga numërimi i kutisë së parë në Pustec rezulton se PS ka marrë 130 vota, ndërsa koalicioni i PD ka vetëm vetëm 52 vota.

3 vota kanë shkuar për partinë "Mundësia" të Agron Shehajt, 1 për Aleancën Kombëtare Shqiptare (AKSH) të Elena Kocaqit, 1 për "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit dhe 1 për koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet" të Adriatik Lapajt.

Pjesëmarrja në qarkun e Korçës ishte 42.16%. Qarku i Korçës ka 11 mandate në kuvend.

Lajmi po përditësohet...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI