Flash

Kandidati i PD nxjerr videon: Patronazhistët e PS orientojnë votuesit afër QV 

Lapsi.al 11 May 2025
Kandidati i PD nxjerr videon: Patronazhistët e PS orientojnë votuesit

Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka publikuar një video ku thotë se patronazhistë të PS-së qëndrojnë afër një qendre votimi dhe orientojnë votuesit se si duhet të votojnë. Sipas tij kjo ishte arsyeja përse ka hyrë në qendrën e votimit për të informuar për këtë shkelje.

"Ne Fier patronazhistet vazhdojne me “detyrat” e tyre speciale. Te porta e cdo institucioni qe jane te ngrijtura QV, qendrojne pa asnje autorizim 50 m nga QV dhe kapin qytetaret duke i orjentuar per votim.

Gjithashtu ” vezhguesit” e PS mbajne shenim nje per nje, emrat e qytetareve qe votojne dhe i pyesin per adresat e tyre, duke ju kerkuar dhe info per komshinjte dhe njerezit e afert, gje e cila eshte e ndaluar me ligj! KJO eshte arsyeja, pse une kam hyre ne disa QV dhe i kam informuar se kjo eshte shkelje e ligjit!

Ne pergjigje kjo te interesimit te disa mediave! Video e bere ne keto momente, te lgj Kryengrijtja e Fierit, te Çerdhja nr 3!", shkruan Baçi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI