Flash

PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë, shkak Giro d'Italia

Lapsi.al 10 May 2025
PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë, shkak Giro

Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për shtyrje të orarit të mbylljes së disa qendrave të votimit në Qarkun e Vlorës, deri në orën 22:00. Shkresa është firmosur nga drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Cuci dhe është depozituar sot në KQZ.

PS e bazon këtë kërkesë në argumentin se ditën e nesërme, kur do të mbahen votimet, në Vlorë do të organizohet aktiviteti sportiv ndërkombëtar “Giro D’Italia”, e si pasojë bllokimi i akseve kryesore për më shumë se katër orë, do të ndikojë në aksesueshmërinë e 55 qendrave të votimit.

Mbetet për t'u parë se cfarë vendimi do të marrë KQZ për këtë kërkesë, e cila me gjasë mund të jetë bërë edhe me dakordësinë e opozitës si palë e interesuar në zgjatjen e orarit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI