Flash

E rëndë në Kosovë, vëllai qëllon me armë zjarri motrën

Lapsi.al 10 May 2025
E rëndë në Kosovë, vëllai qëllon me armë

Një ngjareje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj të Kosovës ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare. Policia rajonale e Ferizajt njofton se një 19 vjeçar në rrugën “Mejdi Xhaferri” ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ai është arrestua. Gjithashtu bëhet me dije se 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Në njoftim thuhet se motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.

E plagosura pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Të këshilluara

Zgjedhjet, policia nis instruktazhin

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Policia e Shtetit ka zhvilluar një seri instruktazhesh me të gjithë efektivët e angazhuar në procesin zgjedhor, me fokus të v...

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI