Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Bardhi: Belinda Balluku ka lehtësuar trafikun e drogës përmes Portit të Durrësit

Lapsi.al 10 May 2025
Bardhi: Belinda Balluku ka lehtësuar trafikun e drogës përmes

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar ministren e Transporteve, Belinda Ballukun, se ka lehtësuar trafikun e drogës përmes Portit të Durrësit.

Referuar një artikulli nga mediat amerikane, Bardhi shkruan se faktet kanë treguar se Balluku dhe Rama, ndodhen në mes të nje skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës në Europë përmes Portit të Durrësit.

Bardhi shton se rrjeta e pistë e përfshirjes së Portit të Durrësit në trafikun ndërkombëtar të drogës, me autorë Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, s’i ka ditët e gjata, ndërsa i kujton Ballukut burgun e Pojskës, që sipas tij, nuk mjafon pas gjithë këtyre aferave.

Reagimi i Gazment Bardhit:

🚨Faktet lidhen. Belinda Balluku dhe Edi Rama në mes të nje skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës në Europë përmes Portit të Durrësit. 🚨

Investigimet dhe analizat e mediave dhe ekspertëve të huaj për rrezikun e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mënyrën e reagimit të SHBA dhe BE, kanë të gjitha një pikë të përbashkët: shqetësimin për rolin kyç në rritje të mafias shqiptare, që përdor Portin e Durrësit për trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë.

Lajmërimi zyrtar nga SPAK për hapjen e zyrës së DEA-s në Shqipëri pak kohë më parë tregon fuqizimin e madh dhe rrezikshëmrinë e lartë të karteleve shqiptarë të drogës me mbështetje qeveritare.

Mediat e huaja dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë nisur të hetojnë rolin e Ministres së Transporteve Belinda Ballukut në lehtësimin e trafikut të drogës përmes Portit të Durrësit, ku, në mënyrë të dyshimtë, konçesionari gjerman u zëvendësua papritur me një kompani kroate, e dyshuar për lidhje në trafikun ndërkombëtar të drogës me Amerikën Latine.

Rrjeta e pistë e përfshirjes së Portit të Durrësit në trafikun ndërkombëtar të drogës, me autorë Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, s’i ka ditët e gjata. FBI e aferës së parave ende të pazbardhura të McGonigalit, do t’u duket parajsë në krahasim me DEA-n! Por kur të vijë dita, burgu i Pojskës nuk do të mjaftojë!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI