Flash

Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm

Lapsi.al 9 May 2025
Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin "Top Story" në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet e 11 majit, ai u shpreh se ka një ligj të brendshëm, ku nuk parashikon numra dhe përqindje, por një gjë e ka të sigurt, fitoren.

"Unë kam një ligj të brendshëm, nuk parashikoj numra dhe përqindje, unë veten profet nuk e konsideroj, s’mund të gjesh që të kem thënë se do fitoj kaq për qind, ajo që ndjej unë të sigurt është fitorja.

Unë nuk di ndonjë qark që unë nuk jam në avantazh, kudo që kam shkuar kam ndjerë një klimë shumë të favorshme, kur nisa takimet në diasporë dhe u prita me entuziazëm mendova këta e kanë se janë larguar nga Shqipëria dhe e kanë të brendshëm këtë mallin.

Fushatat që ti bën kur je në qeveri dhe kur je në opozitë, se di të ketë si kjo, shumë mikpritëse dhe një fushatë në të cilën programi është pëlqyer më shumë se kurrë. Në 2005 unë dola me taksën e ulët dhe të sheshtë biznesmenët thonin jo s’ka rëndësi" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI