Flash

Operacioni blic/ Policia greke mësyn qelinë e 3 shqiptarëve të rrezikshëm

Lapsi.al 8 May 2025
Operacioni blic/ Policia greke mësyn qelinë e 3 shqiptarëve

Policia greke ka kryer kontrolle në një qeli të tre të burgosurve shqiptarë në burgun e Nafplios, pas informacioneve për mbajtje të sendeve të paligjshme nga ana e tyre. Kontrolli është ushtruar në qelinë e Gëzim Hamiti, 51 vjec i cili ndodhej së bashku me 38-vjecarin Geni Cato nga Përmeti dhe 45-vjecarin Edmond Perbasha nga Mirdita.

Cato është person me precedentë të rëndë penalë, i akuzuar si pjesë e grupeve mafioze greke që kontrollojnë jetën e natës. Ai ndodhet i arrestuar si autor i një atentati, ku nga një motorr u hap zjarr ndaj një automjeti në lëvizje, si dhe për “shkatërrim prone me eksploziv” të një karburanti. Ai ka edhe precedentë të mëparshëm për ngjarje të tjera.

Edmond Perbasha ndërkohë, ndodhet i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të cilin ai e drejtonte, të akuzuar për “trafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “shkatërrim prone me zjarr” e “rrahje”. Përbasha ka qenë më parë në burgun e Janinës, nga ku u transferua, pasi gjatë një hetimi u zbulua se bashkëpunonte me gardianë për shitje droge e pastrim parash. Ai është i dënuar edhe me 20 vjet burg për grabitje me armë.

Gëzim Hamitit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik 48.5 cm, 1 celular dhe 1 modem, Catos i janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë, ndërsa Edmond Përbashës, i janë gjetur dhe sekuestruar po ashtu 2 celularë.

Të këshilluara

Ky është Papa i ri, Leo XIV

Papa i ri është kardinali amerikan Robert Prevost i SHBA-së, papa i parë amerikan në histori. Kardinali Robert Francis Prevost i Shteteve të Bashkuara është ...

19:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI