Flash

Krimet zgjedhore/ Përfundon takimin në Shkodër, Dumani mbërrin në Lezhë

Lapsi.al 8 May 2025
Krimet zgjedhore/ Përfundon takimin në Shkodër, Dumani

Ka përfunduar në Shkodër mbledhjen e Task Forcës për krimet zgjedhore, ku ka marrë pjesë kreu i SPAK, Altin Dumani, kreu i prokurorisë së qarkut verior, drejtori i policisë së qarkut dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese.

Më pas Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbërritur në Lezhë ku pritet të mbajë edhe një mbledhje.

Në fokus të këtyre takimeve janë diskutimet për krimet zgjedhore.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës kanë kryer disa kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona të Qarkut Shkodër.

Më konkretisht në Malësi të Madhe, Bardullush, Bushat dhe Mjedë.

Kontrollet kanë nisur në bazë të disa indicieve dhe informacioneve që ka pasur Policia e Shkodrës, e cila më pas ia ka referuar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI