Flash

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve të cilit i përket Papa i ri

Lapsi.al 8 May 2025
Çfarë është Urdhri i Agustinianëve të cilit i

Papa i ri Robert Prevost, i cili zgjodhi emrin Leon XIV, vjen nga urdhri i Augustinianëve. Ai vetë e përmendi këtë në fjalimin e tij të parë të mbajtur nga ballkoni i Shën Pjetrit në përshëndetjen e tij drejtuar besimtarëve. Urdhri, dishepuj të Shën Agustinit, u themelua zyrtarisht në shekullin e 13-të dhe pas një periudhe të gjatë ishte në rrezik zhdukjeje në shekullin e 19-të. Ishte Papa i atëhershëm Leon XIII që e shpëtoi atë dhe ndoshta zgjedhja e emrit nga Papa i ri lidhet gjithashtu me këtë pasazh historik.

Data e saktë e themelimit të urdhrit Agustinian daton më 16 dhjetor 1243, kur Papa Inoçenti IV ftoi disa bashkësi eremitësh të Lacios të bashkoheshin në një kongregacion të vetëm. Agustinianët panë zgjerimin e tyre më të madh në shekullin e 16-të, që përkoi me lulëzimin e Humanizmit, kur ata hapën misione të shumta në Amerikë, Azi dhe Afrikë.

LEXO EDHE: Kush është Papa Leon XIV/ Amerikani i parë që do drejtojë Kishën Katolike

Komuniteti i parë u themelua në Lima të Perusë në vitin 1551, një tokë ku Papa Provosti ka ushtruar misionin e tij për një kohë të gjatë. Rënia përkon me shekullin e 18-të, kur perandori i Habsburgëve Jozef II shtypi shumë manastire augustiniane dhe sekuestroi pasuritë e tyre. Rilindja, duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit pasardhës, i mbështeti, siç u tha nga Papa Leoni XIII.

Devotshmëria ndaj Shën Marisë, përkushtimi ndaj studimeve dhe përhapja e tyre janë ndër karakteristikat e augustinianëve. Studimi i filozofisë dhe teologjisë janë "trashëgimia" e tyre kulturore, së bashku me aktivitetin misionar dhe arsimor. Ndër figurat më të famshme që i përkasin urdhrit është Martin Luther, i cili ishte një frat augustinian para ndarjes me Kishën e Romës. Gregor Mendel, një abat i lindur në Bohemi, i konsideruar si babai i gjenetikës moderne, gjithashtu i përkiste urdhrit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ky është Papa i ri, Leo XIV

Papa i ri është kardinali amerikan Robert Prevost i SHBA-së, papa i parë amerikan në histori. Kardinali Robert Francis Prevost i Shteteve të Bashkuara është ...

19:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI