Flash

Shehaj: Mundësia, e vetmja parti që nuk financohet nga asnjë dorë e fshehtë

Lapsi.al 7 May 2025
Shehaj: Mundësia, e vetmja parti që nuk financohet nga asnjë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një takim me qytetarët e njësisë nr. 5 në Tiranë deklaroi Partia Mundësia është forca e vetme politike në vend që është tërësisht transparente përsa i përket financimeve.

“Nuk ka asnjë financues të fshehtë, asnjë derë që ushqehet me para të pista. Ne jemi të vetmit që përfaqësojmë shqiptarët që duan t’ia dalin me punë të ndershme, të vetmit që ngrihemi çdo ditë për ta përfaqësuar këtë shumicë,” u shpreh Shehaj.

Ai deklaroi se vota për Partinë Mundësia është vota më me vlerë që shqiptarët kanë dhënë ndonjëherë në këto 34 vite. Ai theksoi se kjo është e vetmja forcë politike që përfaqëson shumicën e heshtur të qytetarëve që duan t’ia dalin me punë të ndershme në Shqipëri.

Shehaj u shpreh se sistemi aktual politik dhe administrativ është ngritur për të shtypur qytetarët e ndershëm, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve të mos bien pre e propagandës që synon të frikësojë votuesit e partive të reja.

“Të gjithë ata që nuk duan ndryshimin, që janë në mbështetje të status quo-së, duan t’i mbushin mendjen qytetarëve që vota për partitë e reja shkon dëm dhe që do vidhet gjatë numërimit,” tha Shehaj.

Shehaj e përshkroi realitetin e qytetarëve të zakonshëm si një betejë të përditshme jo vetëm kundër varfërisë, por edhe kundër vetë shtetit.

“Jo vetëm që nuk kanë shtetin krah, por e kanë kundër. Kanë administratën kundër, kanë ministrat, deputetët, qeverinë. Duket sikur këta çdo mëngjes ngrihen me një qëllim të vetëm: t’ua nxijnë jetën qytetarëve dhe t’i ndalojnë të përparojnë me ndershmëri.”

Në përmbyllje, kreu i Partisë Mundësia theksoi se objektivi i tij është i qartë: t’i japë Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar dhe kjo, sipas tij, është një arritje e mundur.

“Ky është qëllimi ynë. T’i japim Shqipërisë më në fund një qeveri të pakorruptuar. Dhe kjo nuk është e pamundur,” përfundoi Shehaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI