Flash

Zanin në Durrës, Bylykbashi: Kërkuam vëzhgim të shtuar në zonat e nxehta

Lapsi.al 6 May 2025
Zanin në Durrës, Bylykbashi: Kërkuam vëzhgim të shtuar

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier paraditen e sotme ka zhvilluar një takim në selinë e degës së Partisë Demokratike në Durrës. Zannier gjatë takimit shprehu interes për zhvillimet e fushatës zgjedhore dhe problematikat e saj në Durrës.

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi përmes një postimi në "Facebook" shkruan se zgjedhësit po reagojnë masivisht në mbështetje të programit të PD dhe kundër qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës në takimet derë më derë të kandidatëve të koalicionit PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Bylykbashi shtoi se iu parashturuan me fakte Zannier përdorimi masiv i shtetit në favor të PS, përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje dhe mbështetja e tij për përfshirjen e kandidatëve të caktuar në listën e PS, koordinimi mes PS dhe organizatave kriminale përmes individësh të caktuar nga kryeminstri, presionet mbi zgjedhësit dhe shitblerja e votës.

"Asfalti elektoral, punësimet, dhënia e titujve të pronësisë në shkëmbim të votave, përdorimi shkollave, i ndërmarrjeve të shërbimit publik qendrore apo të bashkive si OSHEE dhe ujësjellës, etj, u faktuan konkretisht.

Informuam për denoncimet konkrete por pandëshkueshmëria që prodhon mosveprimi i përsëritur i SPAK dhe prokurorisë si dhe roli aktiv i policisë në mbështetje të veprimeve të paligjëshme nga eksponentë të PS dhe të krimit kanë sjellë si rezultat që persona të dënuar me heqje lirie apo në kërkim, të jenë aktivë në terren në favor të PS nën mbrojtjen e mosveprimit të qëllimshëm të organeve ligjzbatuese.

Në cilësinë e nënkryetarit te PD theksova se mosshtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit për shtetasit që votojnë në Shqipëri u shtrua si problem madhor në shkallë vendi duke rrezikuar që disa qindramijëra zgjedhës të pengohen për të votuar. Përfaqësuesve të ODIHR iu referuan zonat e nxehta duke kërkuar vëzhgim të shtuar dhe kërkuam që KQZ dhe task forca e krijuar të veprojnë për të siguruar votim të qetë pa trysninë e patronazhistëve dhe kriminelëve të lidhur me PS pranë qendrave të votimit," shkruan Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI