Flash

Rama: Kush nuk voton nr 5, të rrijë në shtëpi

Lapsi.al 6 May 2025
Rama: Kush nuk voton nr 5, të rrijë në shtëpi

Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale tha se beson në anëtarësimin e vendit në Europë.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që në 11 maj të zgjedhin mundësinë e duhur për ta. Më tej shtoi se ata që nuk votojnë numrin 5 në fletën e votimit, të votojnë për një nga kandidatët për deputetë.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Rama tha se nëse nuk e bëjnë as këtë, mos të votojnë për opozitën por të rrinë në shtëpi.

“Me mend në kokë në datën 11. Takimi me historinë kërkon që të mblidhemi të gjithë te 5. Te PS. Kush nuk e bën dot këtë kapërcim le ta vërë te një nga kandidatët e listës preferenciale, një votë aty se ua kemi dhënë të gjitha qarqeve grupet dhe skuadrat, mundësitë që i duan të djathtë, të majtë, gra, vajza e djem, nga zona e tyre, nga zona pranë, si t'i duan. I kanë të gjitha zgjedhjet. Nëse pastaj as këtë s'e bëjnë dot, të mos shkojnë në kënetë por të rrinë në shtëpi.”, tha Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.6 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 86 l...

08:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI