Flash

Dy aksidente në pak minuta në Elbasan/ Humb jetën një person

Lapsi.al 6 May 2025
Dy aksidente në pak minuta në Elbasan/ Humb jetën një person

Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit. Fatkeqësisht nga njëri aksident ka humbur jetën një person. Mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti i parë u regjistrua në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë. Raportohet se automjete janë përplasur ku për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital ku njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Aksidenti i dytë ka ndodhur te Kthesat e Murrashit ku një automjet ka dalë nga rruga.Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të qarkut, kanë ndikuar në përkeqësimin e kushteve të qarkullimit dhe për pasojë në shtimin e rrezikut të aksidenteve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.6 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 86 l...

08:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI