Flash

17-vjeçari hidhet nga dritarja e shkollës për bastin 10 mijë lekë

Lapsi.al 6 May 2025
17-vjeçari hidhet nga dritarja e shkollës për bastin 10

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës, ku një nxënës 17-vjeçar, A. M., është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi gjatë orës mësimore, në sy të shokëve të klasës dhe stafit pedagogjik. Burime nga policia dhe Drejtoria Arsimore bëjnë me dije se incidenti lidhet me një bast absurd prej 10 mijë lekësh të vjetra, vendosur mes disa nxënësve. Tre prej tyre kanë dëshmuar se adoleshenti “u hodh për bast”.

Fatmirësisht, 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime në gjymtyrë, ndërsa është shtruar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Por kjo nuk është një ngjarje e izoluar. Në të njëjtin institucion, brenda tre muajve kanë ndodhur edhe dy raste të tjera tragjike, ku dy nxënës 16-vjeçarë kanë humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Të këshilluara

LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të transicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media...

15:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI