Flash

Zoë Kravitz dhe Noah Centineo konfirmojnë romancën

Lapsi.al 5 May 2025
Zoë Kravitz dhe Noah Centineo konfirmojnë romancën

Zoë Kravitz dhe Noah Centineo janë përfolur si një çift i ri në Hollywood pasi u panë duke shijuar një mëngjes romantik në restorantin Chez Ma Tante në Brooklyn.

Një burim tha për Page Six se ata u përpoqën të qëndronin larg vëmendjes, pa shumë shfaqje publike , por gjithsesi të gjithë i vunë re kur hynë në lokal.

Dyshja është parë së fundmi edhe në parkun McCarren. Lidhja e tyre romantike nisi të përflitej që në mars, kur u panë bashkë pas një darke në Los Angeles.

Para Centineo, Kravitz ishte në lidhje me aktorin Channing Tatum, me të cilin i dha fund fejesës në tetor 2024. Ajo është gjithashtu përfolur për një romancë me aktorin Austin Butler. Ndërsa Centineo ka qenë më parë i lidhur me Alexis Ren, Miranda Cosgrove dhe Anastasia Karanikolaou.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI