Flash

Konflikti me armë zjarri në Laç/ Një nga të plagosurit në gjendje të rëndë

Lapsi.al 5 May 2025
Konflikti me armë zjarri në Laç/ Një nga të

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Laçin ku nga përplasja me armë zjarri mes disa personave humbi jetën 24-vjeçari, Gerald Bitri. Mga të shtënat mbetën të plagosur edhe disa të tjerë.

Të plagosurit Daniel Gjeloshi, Liridon Ismailaj dhe Angjelina Ndoj raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe do të vazhdojnë trajtimin në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, Amarildo Ndoj raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se Ndoj ndodhet në repartin e reanimacionit dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas informacioenve, të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. Ata kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë.

Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur. Nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante. Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi, por nuk ka plagosur asnjë person.

Gjithashtu mësohet se arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi. Bëhet me dije se Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Në dëshminë e tij paraprake, Ndreca ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI