Flash

Aksident në Greqi, humb jetën një 21-vjeçar shqiptar

Lapsi.al 5 May 2025
Aksident në Greqi, humb jetën një 21-vjeçar shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi pasditen e së dielës në rajonin e Pellës, Greqi.

Sipas mediave lokale greke, automjeti që drejtohej nga i riu ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, 21-vjeçari me origjinë shqiptare nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa çështja po ndiqet nga policia e Almopisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI