Flash

Rama komenton sondazhet: Interpretimi i tyre ishte se populli ishte i sëmurë

Lapsi.al 3 May 2025
Rama komenton sondazhet: Interpretimi i tyre ishte se populli ishte i

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme po zhvillon një takim elektoral në Gjirokastër. Rama gjatë fjalës së tij komentoi sondazhet e publikuara së fundmi në lidhje me rezultatet e mundshme të zgjedhjes. Ai theksoi se ka ndjekur disa fragmente nga sondazhi që u publikua mbrëmë nga sondazhisit i presidentit Trump.

Rama theksoi se mbeti pa fjalë nga komentet e analistëve dhe se sipas tij nga të dhënat që panë në sondazh ata e quajtën popullin e sëmurë që mbështet PS-në. Teksa fliste për pjesë të ndryshme të sondazhit, Rama u shpreh se në asnjë moment analistët nuk e vendosën në dyshim se ata mund të jenë gabim dhe se populli ka të dejtë kur thotë që PS-së do të fitojë zgjedhjet dhe se vendi po ecën në drejtimin e duhur.

"Kam pasur një moment, vertetë të veçantë e kamë thënë edhe në vende të tjera kur më thanë që do dilnin sondazhet e sondazhisitit të presidentit Trump. Ai është profesinist në këtë fushë. Isha kurioz, une nuk shoh lajme dhe debate. I marr në mëngjes nga punonjësit në kryeminstri në mënyrë të përmbledhur.

Për të ndjekur sondazhin ishte pasmesnate, hyra dhe e pash në youtube disa copëza. Mbeta pa fjalë. nuk mund ta imagjinoja se ajo qe po dëgjoja është reale. Paraqitje grafiku për drejtimin e vendit, një nga pyetjet më të rëndësshmë nëse vendi poo ecën në rrugën e duhur apo jo. Nuk është shumë e zakonshme që në kohërat që jëtojmë, që shumica të thojë që vendi po ecën në rrugën e duhur. Edhe fillonin analistët dhe në mënyrën më të habitshme, interpretimi i tyre ishte se populli ishte i sëmurë.

Pastaj vinte grafiku tjetër, shumica mendonte se do të votonte PS. Situata u bë edhe më e rëndë, komenti ishte populli ishte cmendur, Edhe i bënin pyetje atij tipit, nuk e dia se ca ka menduar, me siguri nuk i ka ardhur mirë nga pyetjet që i kanë ardhur. Kush mendon se do fitojën, shumica me PS-në. Aty u përshkallëzua situata, Rama i ka blerë të tërë. Njëri më i zgjuar se tjetri tha se është një situatë ku njerëzit nga frika thonë se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Si nuk shtronte asnjëri pyetje mos vallë unë që jam këtu për të komentuar jam gabim dhe shumica e popullit ka të drejtë.," tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI