Flash

Nga Vlora, Berisha ngre tonet për Ramën: Është në rreth të kuq

Lapsi.al 3 May 2025
Nga Vlora, Berisha ngre tonet për Ramën: Është në rreth

Nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Rama duke i thënë “je në rreth të kuq”. 

Berisha gjithashtu tha se është zotuar para Ismail Qemalit se do ta largojë Ramën nga Shqipëria dhe zotimin e tij do ta mbajë.

“Jam këtu në këtë shesh. Kur erdha në Vlorë që nisa lëvizjen, unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij se këtë tradhtar kam për ta larguar nga Shqipëria, do ta çoj në Beograd. Do ta bëj këtë për Ismail Qemalin, për Vlorën, për Shqipërinë. Edi Rama je në rreth të kuq, fundi po të pret. Nuk mund të luash ti me të ardhmen e Shqipërisë”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

12 vite, ujërat e zeza nga Semani deri tye Kepi i Spillesë, të gjitha derdhen në det. Nuk ka një plazj me flamur blu, ai që flet për europën. Vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.

Degradimi ekstrem i njeriut është kur beson gënjeshtrën e tij. Ky njeri mendon se mund të mashtrojë vlonjatët. Tha këtu se kemi investuar 1,230, 000,000 euro. Përalla me mbret. Vlora është pa ujë. Orikumin, që e financuam ne, është me probleme. Ky mendon se mund të bindë vlonjatët me mashtrime.

Të qëndrosh në anën e historisë është që qëndrosh në anën e vendeve të lira. Edi Rama është në rreth të kuq. Ai që u përpoq të zhdukë opozitën. U përpoq në shpirtin e Spiro Kolekës dhe Enver Hoxhës në lërë Shqipërinë pa opozitë është në rreth të kuq dhe i pashpresë.

Është më i damkosur se çdo drejtues tjetër pas Lukashenkos në Europë. Në 5 muaj 4 rezoluta ndërkombëtare e shpallin Edi Ramën armik të votës së lirë, ndarkodiktar. E shpallin Shqipërinë narkoshtet.

11 maji ndan historinë e lirisë, me historinë e dhunimit të historisë. Ora e historisë ju fton ju të qëndroni.

Edi Rama të ardhme nuk ka. Tani do t’ju rrëfej një gjë. Jam këtu në këtë shesh. Kur erdha në Vlorë që nisa lëvizjen, unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij se këtë tradhtar kam për ta larguar nga Shqipëria, do ta çoj në Beograd. Do ta bëj këtë për Ismail Qemalin, për Vlorën, për Shqipërinë.

Edi Rama je në rreth të kuq, fundi po të pret. Nuk mund të luash ti me të ardhmen e Shqipërisë! Fitore, fitore, fitore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI