Flash

Kryeministri i ri: Kanadaja nuk do të bëhet kurrë shtet i SHBA-së

Lapsi.al 3 May 2025
Kryeministri i ri: Kanadaja nuk do të bëhet kurrë shtet i

Kryeministri kanadez, Mark Carney konfirmoi se do të udhëtojë për në Uashington të martën e ardhshme për takimin e tij të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Në krye të axhendës së tij janë tarifat tregtare dhe natyra e përgjithshme e marrëdhënieve dypalëshe.

"Qëllimi im ka qenë gjithmonë t'i ngre këto çështje drejtpërdrejt", tha Carney, duke theksuar se ai kërkon të diskutojë si çështjet urgjente të tarifave, ashtu edhe drejtimin afatgjatë të marrëdhënieve Kanada-SHBA.

Kur një gazetar e pyeti nëse Presidenti Trump nënkuptoi, gjatë telefonatës së tyre të fundit, se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara Carney u përgjigj kategorikisht: "Jo, ai nuk e tha këtë."

Kur u pyet nëse mendonte se administrata Trump po tregonte respekt ndaj Kanadasë, Carney u përgjigj se gjithmonë duhet të bëhet dallimi midis dëshirës dhe realitetit.

"Mundësia që Kanadaja të bëhet shtet i Shteteve të Bashkuara nuk do të ndodhë kurrë.

Do të luftoj për marrëveshjen më të mirë për Kanadanë," tha ai. Carney pranoi se takimi i tij me Trump nuk do të jetë i lehtë.

“Nuk pretendoj se bisedimet do të jenë të lehta… Do të luftoj për marrëveshjen më të mirë të mundshme për Kanadanë”, tha ai.

Kur u pyet nëse pret negociata me mirëbesim në Uashington, duke pasur parasysh deklaratat e përsëritura të Trumpit në lidhje me "shtetin e 51-të", Carney shmangu parashikimet, duke vënë thjesht në dukje se nga takimi nuk duhet të pritet "tym i bardhë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI