Flash

Ushtria shpëton dy shqiptarë të marrë peng në Ekuador

Lapsi.al 2 May 2025
Ushtria shpëton dy shqiptarë të marrë peng në Ekuador

Policia dhe Ushtria e Ekuadorit ka shkatërruar një kartel kriminal pas një shkëmbimi zjarri në rrethim, duke liruar edhe 5 pengje, mes tyre 2 shqiptarë. Lajmin e konfirmoi vetë Ushtria e Ekuadorit nëpërmjet llogarisë së saj në rrjetin social Facebook.

Operacioni u krye në zonën e Santa Elena, teksa janë sekuestruar një arsenal i tërë me armatime de u arrestuan 4 persona.

"Ushtria ekuadoriane, së bashku me institucione të tjera shtetërore, kreu një bastisje dhe bastisje në një pronë që ndodhet në sektorin e Rinconada dhe Ayampe, në provincën e Santa Elena, ku u pritën me të shtëna me armë zjarri. Gjatë përleshjes, një kriminel i dyshuar u qëllua. Pas kontrollit të zonës, u shpëtuan pesë persona të rrëmbyer, tre me kombësi ekuadoriane dhe dy shqiptarë. Në operacionin ushtarak u kapën katër persona”, thuhet në këtë njoftim.

I qëlluari, ende i paidentifikuar, dyshohet se i përkiste Grupit të Armatosur të Organizuar “Los Choneros”, por as emrat e pengjeve nuk u publikuan.

Sendet e konfiskuara dhe sendet e sekuestruara i kaluan organeve kompetente për procedurat përkatëse ligjore.

Të këshilluara

Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja

Ekstradohet këtë të premte nga Dubai, Florenc Çapja, një nga pjestarët e grupit kriminal në Elbasan, që akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë dhe një sër...

12:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI