Flash

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarë nga Italia dhe Gjermania

Lapsi.al 2 May 2025
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarë nga

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, rrëmbim dhe dhunë janë arrestuar në Itali e Gjermani dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

Nga Gjermania është ekstraduar 21 vjeçari D. L., pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me një vendim të vitit 2021 për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano dhe ekstradimi drejt vendit tonë i 35 vjeçarit K. B., banues në Korçë. Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, kapet në Gjermani dhe ekstradohet në Shqipëri 21-vjeçari i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit.

Po në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Itali është kapur dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, në Gjermani dhe Itali janë kapur dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy shtetas, konkretisht:

✅Nga Gjermania është ekstraduar shtetasi D. L., 21 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin D. L., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

✅Ndërkohë, në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Korçë. Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K. V.

Vijon bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.2 lekë dhe do të shitet me 99 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.4 lekë...

08:12

Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë

Në vend që të punojë si gjyqtar futbolli, punon si ndihmëskuzhinier. Shkëlqim Vllasaliu, 23 vjeç nga Prishtina, është një nga shumë të rinj në Kosovë që kanë vë...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI