Flash

Shkodër/ Zbulohet një bazë armësh që furnizonte grupet kriminale

Lapsi.al 2 May 2025
Shkodër/ Zbulohet një bazë armësh që furnizonte grupet

Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake janë zbuluar në fshtin Rrencë të Shkodrës ndërsa në pranga ka rënë një 61 vjeçar. Armët dhe municionet thotë policia mbaheshin për llogari të grupeve kriminale.

Konkretisht gjatë kontrollit të bluve u gjeten 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Ndërkohë në prangat e policisë përfundoi Çezarin Jaku, me precedent për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Baruti”.

Zbulohet në fshatin Rrencë, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale, 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Kapet dhe vihet në pranga pronari i banesës së kthyer në bazë të grupeve kriminale (shtetas me precedent kriminal).

Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër finalizoi operacionin policor “Baruti”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja

Ekstradohet këtë të premte nga Dubai, Florenc Çapja, një nga pjestarët e grupit kriminal në Elbasan, që akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë dhe një sër...

12:42

DW: Pse po dështon Kuvendi i Kosovës

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdh...

22:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI