Flash

Reporterët Pa Kufij: Liria e medias në Shqipëri kërcënohet nga konfliktet e ndryshme

Lapsi.al 2 May 2025
Reporterët Pa Kufij: Liria e medias në Shqipëri

Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar raportin për vitin 2025 të lirisë së medias. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në vendin e 80-të, një përmirësi me 19 vende krahasuar me një vit më parë, ku renditej në vendin e 99-të nga 180 vende në Indeksin e Përgjithshëm Global.

Edhe pse liria e shtypit tregon një përmirësim të klimës së përgjithshme, në raport thuhet se “liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak.” Gjithashtu, raporti thekson se gazetarët në Shqipëri janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.

"Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar", thuhet në raportin për Shqipërinë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.2 lekë dhe do të shitet me 99 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.4 lekë...

08:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI