Flash

Mbikëqyrja e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë 2.4 mln euro

Lapsi.al 2 May 2025
Mbikëqyrja e rehabilitimit të hekurudhës

Hekurudha Shqiptare nisi së fundmi procedurën për kontraktimin e kompanisë që do të bëjë mbikëqyrjen e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

Procedura parashikon që kompanitë e interesuara për shprehjen e interesit ta bëjnë këtë brenda datës 30 qershor ndërkohë që data e fundit për të shpërndarë ftesat për ofertë 30 korriku 2025. Procedura në fjalë ka një fond limit 2.4 milionë euro pa përfshirë Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar dhe shërbimi pritet të zërë vend përgjatë periudhës kur do të nisin punimet në hekurudhë, 2026-2029.

“Punimet përfshijnë rikonstruksionin dhe elektrifikimin e rreth 34 kilometrave të linjës hekurudhore me një binar nga Durrësi në Rrogozhinë, gjatë periudhës 2026 – 2029. Autoriteti Kontraktor kërkon një firmë ose JV/konsorcium të kualifikuar dhe të aftë për të ofruar, gjatë të njëjtës periudhë, ofrimin e shërbimeve të mbikëqyrjes dhe shërbimeve të administrimit të punëve duke vepruar si Inxhinier sipas kushteve të përgjithshme të Kontratë dhe në përputhje me dispozitat e kontratave ndërmjet Entit Prokurues dhe kontraktorit/ve të ardhshëm të punës.

Vendi kryesor do të jetë Durrësi dhe në punimet në linjën Rrogozhinë. Shërbimet do t’i ofrohen autoritetit kontraktor (HSH) dhe pritet të përfshijnë disa të dhëna me kohë të plotë, si dhe disa të tjera me kohë të pjesshme” sipas Hekurudhës.

Projekti për Durrës-Rrogozhinë

Projekti për linjën Durrës-Rrogozhinë do të financohet nga Banka Europiane e Investimeve me një marrëveshje që u nënshkrua pak javë më parë kur vizitoi Shqipërinë përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë dhe zëvendës presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Paketa financiare e BE-së mban një vlerë me vlerë 90,5 euro për rindërtimin e seksionit hekurudhor Durrës – Rrogozhinë ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve (BEI Globale) dhe qeverisë së Shqipërisë. Fondet përbëhen nga një grant i BE-së me vlerë 60,5 milionë euro, i kanalizuar në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) dhe një hua prej 30 milionë eurosh nga BEI Globale.

Projekti në fjalë shtrihet në Korridorin VIII multimodal që lidh portet e Italisë jugore, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, me një rëndësi strategjike si zgjerim tregues i rrjetit TEN-T dhe është pjesë e planit ekonomik dhe të investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kostoja totale e projektit është vlerësuar në 121 milionë euro, e bashkëfinancuar me një hua prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.2 lekë dhe do të shitet me 99 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.4 lekë...

08:12

Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë

Në vend që të punojë si gjyqtar futbolli, punon si ndihmëskuzhinier. Shkëlqim Vllasaliu, 23 vjeç nga Prishtina, është një nga shumë të rinj në Kosovë që kanë vë...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI