Flash

Mazniku zbulon projeksionin e PS për 11 majin: Marrim mbi 78 mandate në Kuvend

Lapsi.al 2 May 2025
Mazniku zbulon projeksionin e PS për 11 majin: Marrim mbi 78 mandate

Në emisionin “Çdo kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN, drejtuesi politik i PS në Elbasan, Arbjan Mazniku, bëri një projeksion të mandatave që do të marrin në këtë qark dhe në të gjithë Shqipërinë.

I vendosur përballë faktit se gati e morën mandatin e 9-të në zgjedhjet e shkuara përballë PD-së, Mazniku tha se në zgjedhjet e 11 majit, PS do t’i ketë të sigurt 9 deputetë në qarkun e Elbasanit.

“Partia Socialiste në Elbasan do të marrë më shumë se 9 mandate. Do marri 9 mandate, por ndoshta më shumë. Kësaj radhe PS do të marrë 9 mandate”, tha Mazniku.

Sa i përket ligjvënësve që PS synon të fitojë në rang vendi, Mazniku u shpreh se PS do të marrë mbi 78 mandate.

“PS në rang kombëtar do të marri më shumë se 78 mandate. Unë mund t’ju them se marrim më shumë. Shumica e cilësuar është 84 dhe është më shumë s 78, pra është te grupi i numrave që unë dhashë. Por, PS do të marrë më shumë se 78 mandate”, - deklaroi Mazniku. /A2 Televizion

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI