Flash

Gjermania shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Lapsi.al 2 May 2025
Gjermania shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë.

Agjencia, e quajtur Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), tha se tani ka konfirmuar këtë cilësim për AfD-në, pasi sipas saj, tashmë ka të dhëna konkrete që partia antimigrante, e themeluar më 2013, ndjek qëllime që kërcënojnë rendin demokratik të Gjermanisë.

“Kuptimi i partisë për popullin, i bazuar në përkatësinë etnike dhe prejardhje, nuk është në përputhje me rendin demokratik dhe të lirë”, tha agjencia.

Qëndrimet e partisë dhe udhëheqësve të AfD-së shkelin parimet kushtetuese të paprekshmërisë të dinjitetit njerëzor, thanë zëvendëspresidentetët e agjencisë, Sinan Selen dhe Silke Willems.

AfD-ja, që doli e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura këtë vit në Gjermani, më herët kishte pasur statusin e grupit “të dyshuar” ekstremist. Kjo parti e sfidoi këtë cilësim të agjencisë në gjykatë, por pa sukses. /rel

Të këshilluara

DW: Pse po dështon Kuvendi i Kosovës

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdh...

22:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI